Lajme Shqip Saturday, 01 August 2015 11:15

Reperi Rebel a.K.a UniKKatil pritet që nesër të vijë me një këngë të re. Si zakonisht ajo do të jetë vetëm audio

UniKKatil nesër pritet që të prezantojë këngën e tij të re.

Reperi, i cili arriti ta bëj koncertin më të madh në histori në Prishtinë, duke mbushur përplot stadiumin e Prishtinës para tri viteve, ka kohë që nuk ka sjell diçka të re, andaj kënga e tij është duke u pritur me ankth.

Burime të Express thonë se kjo nuk do të thotë që UniKKatil ka qëndruar dorëlidhur dhe ka punuar shumë këngë të cilat do t’i lëshojë kohë pas kohe për fansat e tij të shumtë.

Deri nesër ne po sjellim këngën e UniKKatilit, “U qova prej vorri”.