Damask – Katërmbëdhjetë persona janë vrarë dje në dy qytete siriane në përleshje mes trupave lojale të presidentit Bashar al Asad dhe personave të armatosur për të cilët besohet se janë dezertorë
nga armata, deklaruan aktivistët sirianë për të drejta të njeriut.
Gjashtë ushtarë dhe dy dezertorë si dhe një civil janë vrarë në përleshjet në qytetin jugor Hara. Në provincën veriore Idlib ku forca të Asadit kryen sulme që të arrestojnë aktivistë, dezertorë ushtarakë dhe persona të armatosur, janë vrarë pesë civilë në qytetin Binish.
KB vlerëson se në përleshjet e deritanishme në vend janë vrarë të paktën 2.900 persona. Gjatë ditëve të kaluara, përleshjet më të ashpra janë regjistruar në Idlib, Dera dhe Homs, ndërsa aktivistët pohojnë se atje vazhdimisht qëllohet me armë që nga dita e diel.
Friday, 14 October 2011 08:34