Islamabad – Të paktën 70 persona humbën jetën në qytetin pakistanez Lahor në tre javët e kaluara për shkak të ilaçit për zemrën, nga një seri e prodhuar me siguri me sasi të metaleve të rënda, lajmëroi BBC.
Të paktën 400 të tjerë kanë simptoma të helmimit dhe janë nën mbikëqyrje mjekësore, prej të cilëve 50 janë në gjendje kritike. Gjashtëdhjetë e pesë viktima janë regjistruar në Institutin e kardiologjisë.
Ilaçi, siç kumtoi CNN, është dhënë falas nga ana e Institutit. Autoritetet lokale e kanë mbyllur fabrikën ku prodhohej ky medikament dhe është kryer hetimi. Numri i viktimave është rritur që nga informata e parë e autoriteteve ditën e mërkurën, kur u kumtua për 36 viktima të cilët vdiqën nga fillimi i muajit.
Thursday, 26 January 2012 09:43 