Tripoli – Ish-kryetari i Këshillit kalimtar kombëtar libian Mahmud Xhibril shpalli mbrëmë formimin e Aleancës së forcave partiake politike, në të cilën janë 44 parti, 236 organizata qytetare dhe 281 personalitete të theksuar të pavarur.
Në program thuhet se Aleanca do të përmbahet deri tek “islami mesatar dhe centralist”. Sipas Xhibrilit, në koalicion janë përfaqësues të rajoneve të ndryshme dhe bashkësi etnike në shtet.
Formimi i Aleancës është “porosi e qartë për qytetarët libian nga rajone të ndryshme në shtet dhe nga bashkësi të ndryshme të cilat vendosën se fillon etapa për ripërtëritje të shtetit”.
Aleanca dëshiron zhvillim të barabartë në të gjitha rajonet në shtet dhe për decentralizim të pushtetit. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës do të zgjidhet më 12 mars.
“Nuk na intereson ideologjia. E respektojmë mendimin e të gjithëve. Ajo që më intereson, janë propozimet të jenë nga njerëz të cilët janë islamistë, liberalë ose laikë”, theksoi Xjibrik në pres-konferencë në Tripoli. Gjatë kohës së qeverisjes së Moamer Gadafit ishin ndaluar partitë politike në shtet.
Thursday, 23 February 2012 10:30