Lajme Shqip Sunday, 02 June 2013 12:46

Zagreb – Në Kroaci mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, në të cilat do të zgjidhen 11 të ashtuquajtur zhupan apo krerë të rajoneve të njohura si zhupa, kryetari i Zagrebit, 85 kryetar të bashkive si dhe 164 kryetar të komunave. 

Në raundin e dytë gara zhvillohet midis dy kandidatëve që kanë numrin më të madh të votave që kanë arritur në raundin e parë. Në raundin e parë janë zgjedhur 9 krerë të rajoneve – zhupa, 42 kryetar bashkishë si dhe 263 kryetar komunash, transmetojnë mediat.
Në garën e ngushtë për fitoren në zgjedhjet lokale janë dy partitë më të mëdha partia Social demokrate SDP dhe partia demokrate HDZ.