Lajme Shqip Tuesday, 12 June 2012 12:09

Pesëdhjetë ton domate dhe 20 mijë persona agresivë janë ‘përbërsit’ e edicionit të gjashtë të luftës me domate të zhvilluar në kryeqytetin e Kolumbisë, Sutamarchán.

Qëllimi i festivalit është të tregojë vështirësitë me të cilat përballen fermerët e kësaj zone, pasi është një nga qendrat e prodhimit më të mëdha të domateve.

Gjashtë vjet më parë kryebashkiaku i qytetit është frymëzuar nga një ngjarje e ngjashme në Spanjë dhe ka preferuar që e njëjta gjë të bëhet edhe në Kolumbi.

Fillimisht kanë fëmijët një orë kohë për të luftuar me njëri-tjetrin, pastaj vjen radha e të rriturve, e cila mund të zgjasë mbi dy orë. Domatet që përdoren në këtë manifestim janë domate tepër të pjekura që nuk janë të përshtatshme për tregtim.