Lajme Shqip Friday, 07 October 2011 08:29

Almati – Gjykata në Kazakistan e ndaloi Partinë Komuniste në gjashtë muaj përfshirje në koalicionin e paregjistruar opozitar, deklaroi lideri i partisë Gaziz Aldamxharov.

Ndalesa do të thotë se Partia Komuniste e Kazakistanit nuk ka të drejtë të organizojë tubime dhe të merr pjesë në zgjedhje, t’i shfrytëzojë paratë nga llogaritë bankare. Zgjedhjet parlamentare në Kazakistan duhet të mbahen në verën e ardhshme.

Partia Komuniste e Kazakistanit u kyç në Fronin popullor të paregjistruar, në të cilin janë të anëtarësuar edhe disa lëvizje opozitare. Koalicioni është formuar në muajin qershor me qëllim që t’i mobilizojë qytetarët për zgjedhjet parlamentare në vitin 2012.