Ndërsa emri i Lazaratit tani dihet nga të gjithë, edhe jashtë Shqipërisë, kamerat e shtetit fqinj, Italisë kanë mundur të futen në këtë fshat. Gazetari Giacinto Pinto, i televizionit RAI, ka mundur të bëjë filmime në fshatin ku policia shqiptare nuk mund të futet.
Në kornikën e tij, gazetari Giacinto Pinto thotë se marijuana shqiptare ka pushtuar Europën, ndërsa në Itali mbërrin në sasi përherë e më të mëdha, me mjete transporti gjithnjë e më të sofistikuara.
Në Lazarat gjenden 350 mijë rrënjë kanabis në 320 hektarë tokë, 90% e familjeve në Lazarat merret me kultivimin e marijuanës dhe çdo familje prodhon rreth një ton drogë në vit, çdo kg marijuanë shitet për 300 euro.
Të ardhurat nga tregtia e marijuanës dhe substancave të tjera të ndaluara arrijnë në rreth 4 miliardë euro në vit, që do të thotë gjysma e GDP-së së Shqipërisë. /shekulli/
Sunday, 20 April 2014 14:31