New Delhi – Agjencitë e lajmeve njoftojnë se në Indi është shënuar rasti i parë i tuberkulozit plotësisht rezistent ndaj mjekimit me antibiotikë. Njoftohet se raste të kësaj sëmundjeje janë shfaqur edhe në Itali e Iran.
Mjekët e spitalit “Hineduxha” në Mumbaj kanë njoftuar se ndër 12 pacientë, nga të cilët tre kanë vdekur, është gjetur një trajtë e sëmundjes “plotësisht rezistente ndaj ilaçeve”.
Sipas fjalëve të tyre, pacientët e sëmurë janë mjekuar pa sukses me antibiotikë të ndryshëm deri dy vjet. Mjekët theksojnë se pacientët vijnë nga qytete krahinash të varfra, ku kontakti mes njerëzve është shumë më i afërt, që do të thotë se sëmundje është në përhapje.
Të sëmurët nga tuberkulozi në rastet e zakonshme marrin doza antibiotikësh gjashtë deri nëntë muaj. Por tani janë zhvilluar lloje të reja bakteresh, të cilat janë rezistente ndaj antibiotikëve të përdorur më së shpeshti.
Tuberkulozi, që pjesërisht është rezistent ndaj ilaçeve, është i pranishëm në të gjithë botën, ndërsa tuberkuloz rezistent shumëfish ka edhe në vende si Rusia dhe Kina.
Qendra amerikane për kontrollin e sëmundjeve (CDC) ka konfirmuar se bëhet fjalë për llojin e tuberkulozit, të identifikuar në Indi, i cili është plotësisht rezistent ndaj ilaçeve.
Thursday, 19 January 2012 09:30