Lajme Shqip Tuesday, 04 October 2011 16:57

Mogadishu – Në sulmin vetvrasës në kryeqendrën somaleze Mogadishu, deri tani janë regjistruar 70 viktima, kumtuan mediat amerikane, duke iu referuar shërbimeve për ndihmë urgjente.

Të paktën 42 persona janë lënduar gjatë shpërthimit të kamionit të mbushur me mjet shpërthyes para Ministrisë së Arsimit, saktësoi shefi i “Ndihmës urgjente” në Mogadishu.

Përgjegjësinë për atentatin e ka ndërmarrë grupi islamik Ash Shabab, i cili është në lidhje të ngushtë me Al Kaedën.