Lajme Shqip Monday, 25 April 2011 06:47

Meksiko Siti – Trupat e pesë grave brutalisht të vrara janë gjetur sot në vendin turistik meksikan Akapulko, kumtoi policia lokale.

Trupat gjysmë të zhveshura të dy grave dhe një vajze 14-vjeçare, me qafë të prerë, janë gjetur dje herët në mëngjes në një sallon ondulimi. Pak më vonë policia ka gjetur edhe dy trupa të grave, të cilat gjithashtu janë gjetur të prera në qafë dhe të hedhura në rrugë.

Mediat publikuan se viktimat kanë punuar në sallonin e ondulimit, ndërsa shkaku për këto viktima akoma nuk dihet.

Akapulko në vitet e 60-ta ka qenë vend luksoz ku kanë pushuar yjet e Hollivudit, ndërsa sot është qendër e drogës, dhunës dhe qerim hesapeve mes narko-kartelëve.