Lajme Shqip Friday, 28 October 2011 20:55

Kabul – Forcat ndërkombëtare për mbështetje në Afganistan (ISAF) sot kumtuan se në pjesën lindore të vendit janë vrarë tridhjetë kryengritës pasi që kanë sulmuar një karvan forca afgane dhe të koalicionit.

Pas sulmit të karvanit, forcat e bashkuara kanë kërkuar mbështetje ajrore në qarkun Shinvar, provinca Nangahar, me ç’rast tridhjetë ekstremistë janë vrarë. ISAF nuk thekson nëse ka viktima në radhët e forcave afgano-koalicione.

Në sulmin e dy bazave ushtarake në pjesën jugore të Afganistanit humbën jetën edhe pesë njerëz.