Tiranë – Ish-Presidenti Ramiz Alia, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotmë në spitalin e Senatoriumit në kryeqy
tet, në moshën 86-vjeçare.
Presidenti i parë i shtetit pluralist shqiptar, Ramiz Alia, prej disa kohësh vuante nga trenboembolia pulmonare dhe për këtë arsye ai ishte shtruar disa herë në reanimacion.
I lindur më 18 tetor 1925, në Shkodër dhe i diplomuar në shkollën e Partisë në Moskë (1954), Ramiz Alia ishte një prej figurave më të rëndësishme të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe udhëheqësi i dytë dhe i fundit komunist në Shqipëri gjatë viteve 1985-1992.
Ramiz Alia dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Shqipërisë në prill të 1992, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992, dhe në pushtet erdhi koalicioni i djathtë i udhëhequr Partia Demokratike.
Friday, 07 October 2011 09:03