Lajme Shqip Sunday, 16 October 2011 13:33

Prishtinë – Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 66-vjeçare ka vdekur aktori i njohur Kosovar, Ali Ahmeti

Aktori Ahmeti ka luajtur në shumë filma dhe seriale, ai njihej për një sërë rolesh, dhe së fundi ishte aktual me rolin e Elezit në serialin e njohur “Kafeneja Jonë”.

Vdekja e Ahmetit padyshim është një lajm i hidhur për qytetarët, sepse ai me rolet e tij u bë shumë i dashur për të gjithë.