Lajme Shqip Monday, 10 October 2011 08:22

Prishtinë – Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun teknik midis Beogradit dhe Prishtinës, Robert Cooper, i cili paraprakisht ka qëndruar në Beograd, sot pritet të arrijë në Prishtinë dhe të takohet me përfaqësues të autoriteteve kosovare.

Shefja e delegacionit të Prishtinë se në dialog me Beogradin, Edita Tahiri, konfirmoi se sot do të takohet me Cooperin, i cili, siç paralajmëroi ajo, do ta njoftojë atë me qëndrimet e Beogradit për vazhdim të dialogut.

Tahiri deklaroi se Brukseli ka propozuar që raundi i ardhshëm i bisedimeve me Beogradin të mbahet më 14 tetor, por për këtë do të vendosë pas takimit me ndërmjetësuesin nga BE-ja dhe pas konfirmimit se raundi i ardhshëm i dialogut do të jetë vetëm nga natyra teknike.

Ajo shtoi se për Prishtinën, në vazhdim të dialogut, në mënyrë dominante do të jetë zbatimi i marrëveshjeve të arritura dhe vazhdimi i bisedimeve për energjinë, telekomunikimet dhe bashkëpunimit rajonal.