Ndërsa vetë policia konfirmon arrestimin e dhjetë veteranëve protestues, burime të sigurta njoftojnë se ndër ta është edhe Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti i tha KTV-së se pas protestës janë arrestuar dhjetë veteranë dhe se ata po merren në pyetje në stacionin e policisë, por nuk mundi të konfirmojë ndonjë emër konkretë, pra as të Xhevdet Qeriqit.
Një grup veteranësh theu sot rrethojnë e objektit të Qeverisë dhe u ndal para godinës. Objekti nuk sigurohej nga forca të veçanta. Forcat Speciale u shfaqën ndërkohë.
Veteranët dolën jashtë rrethojës së objektit të Qeverisë pas thirrjeve të përsëritura të Xhevdet Qeriqit, i cili që në fillim kishte kërkuar që të protestohej qetë dhe me dinjitet.
Friday, 07 August 2015 15:55 
