Tirane – Stephane Hessel, ish-luftëtar i rezistencës franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shkrimtari që shkroi një manifest me titull “Koha për Zemërim” në vitin 2010 dhe që frymëzoi protestat shoqërore, vdiq dje në moshën 95-vjeçare. Bashkëshortja e tij Christiane Hessel-Chabry i tha medias se ai u nda nga jeta gjatë natës.
Ai u burgos në kampet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore për aktivitetet e tij në Francë. Te libri “Koha për Zemërim”, ai bëri thirrje për forma të reja “rezistence” ndaj padrejtësive të botës moderne.
Ai shprehu zemërimin e vet për rritjen e hendekut mes atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë, për trajtimin që Franca u bën emigrantëve ilegalë dhe dëmtimit të mjedisit.
Protestat “Indignados” – Të Indinjuarit në Spanjë u frymëzuan nga manifesti i Hessel-it, raportoi media spanjolle. Emri i 95-vjeçarit ishte një nga më të përdorurit në botën e “Tëitter”-it në Spanjë dhe Francë, ndërsa admiruesit i treguan respektin përmes deklaratave të tilla si: “Të krijosh do të thotë të rezistosh, të rezistosh, do të thotë të krijosh”.
Presidenti francez François Hollande tha se ai pati mësuar “me trishtim të thellë” për ndarjen nga jeta të Hessel.
“Kapaciteti i tij për indinjatë nuk njihte kufij përveç ato të vetë jetës së tij”, tha ai në një deklaratë. “Dhe ndërsa ajo erdhi te fundi, ai na lë ne një leksion: të refuzojmë të pranojmë padrejtësi”.
I mbijetuar i kampeve të përqendrimit
I lindur me origjinë hebraike më 20 tetor 1917 në Berlin, Hessel arriti në Francë në moshën 8-vjeçare. Prindërit e tij Franz dhe Helen Hessel frymëzuar dy personazhe në filmin romantik klasik të François Truffaut “Jules dhe Jim”.
Ai u natyralizua qytetar francez në vitin 1939 dhe u bë një figurë e rëndësishme e Rezistencës. Ai u arrestua nga Gestapo dhe u dërgua në Bukenvald dhe Dora, dy kampe përqendrimi. Pas lufte, Hessel punoi si diplomat francez në OKB, ku u angazhua në hartimin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.
Gjithsesi, disa njerëz si aktivisti hebraik francez Gilles-Ëilliam Goldnadel, e kanë akuzuar atë për ekzagjerim të rolit të tij në këtë vepër. Sipas tij, media e majtë franceze e idealizoi ish-luftëtarin e Rezistencës, i cili ishte gjithashtu një kritik i ashpër i politikës së Izraelit, si një “shenjtor laik”.
Hessel punoi si diplomat në Vietnam në vitet 1950 dhe Algjeri më 1960. Në Francë ai mbrojti çështjen e emigrantëve ilegalë dhe bëri thirrje për të drejta për të shtypurit.
“Koha për Zemërim”, e cila ka shitur më shumë se 4.5 milionë kopje në 35 vende, argumenton se francezët kanë nevojë sërish të zemërohen si ata që morën pjesë në Rezistencën e kohës së luftës. Mbetet çështje e debatuar nëse Hessel frymëzoi lëvizjen botërore “Occupy” – Pushto, siç kanë argumentuar disa.(Shqip/LajmeShqip.com)
Thursday, 28 February 2013 16:26