Lajme Shqip Sunday, 17 February 2013 22:15

Niall Horan, ylli i grupit më të famshëm në botë për adoleshentët, One Direction, raportohet se është ndarë nga e dashura e tij, modelja Amy Green.

Ylli 19 vjeçar, është ndarë nga e dashura pas tre muaj lidhje pasiqë “është tepër i zënë me punë”.

“Fatkeqësisht ka përfunduar mes tyre. Ai e përfundoi lidhjen sepse ata nuk kishin kohë për njëri tjetrin”, ka thënë një burim për The Sun.

Anëtarët e grupit One Direction, momentalisht konsiderohen si grupi më i dashur për moshat e reja. Ata kanë qenë pjesëmarrës edhe në “X Factor” në Britani të Madhe. Në këtë edicion ata nuk kishin dalë fitimtarë, mirëpo suksesi i tyre tashmë është i jashtëzakonshëm.