Los Angeles – Në hotelin Beverly Hilton mbrëmë janë ndarë çmimet e Golden Globe, ku protagonistët kryesore të kësaj mbrëmjeje ishin aktorët Meryl Streep dhe George Clooney.
Maryl Streep mjaft e emocionuar priti çmimin si aktorja më e mirë për interpretimin e Margaret Thatcher, në filmin dedikuar kryeministres së vetme femër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Streep e renditi këtë trofe të saj sëbashku me shtatë çmime të tjerë Golden Globe të fituar gjatë karrierës së saj.
George Clooney u shpall aktori më i mirë i vitit me rolin e tij të bashkëshortit dhe prindit në filmin “The Descendants”.
Martin Scorsese u shpall regjizori më i mirë për filmin “Hugo Cabret”, ndërsa Morgan Freeman u nderua me çmimin special Cecil B. De Mille. Të dy këto figura të botës kinematografike u duartrokitën nga publiku i cili u grit në këmbë për t’i nderuar.
Ndërsa Woody Allen fitoi çmimin për skenarin më të mirë me filmin “Midnight in Paris”, ku edhe kësaj here nuk ishte i pranishëm në marrjen e çmimit.
Çmimin e filmit më të mirë e fitoi “The Artist”, një film pa zë bardhë e zi me skenar dhe regji të Michael Hazanavic.
Çmimet e ndara në këtë eveniment vijojnë si më poshtë:
Filmi framatik më i mirë – “The Descendants”
Filmi muzikal më i mirë (komedi) – “The Adventures of Tin Tin
Aktori më i mirë në një dramë – George Clooney në “The Descendants”
Aktori më i mirë në një komedi – Jean Dujardin në “The Artist”
Aktori më i mirë dytësor në Motion Picture – Christopher Plummer në “Beginners”
Aktorja më e mirë në një dramë – Meryl Streep në “The Iron Lady”
Aktorja më e mirë në një komedi – Michelle Williams në “My Week with Marilyn”
Aktorja më e mirë dytësore në Motion Picture – Octavia Spencer në “The Help”
Skenaristi më i mirë – Woody Allen me “Midnight in Paris”
Arritjet më të mira në Motion Picture – Ludovic Bource me “The Artist”
Kënga origjinale më e mirë për Motion Picture – Madonna me “Masterpiece”
Filmi më i mirë në gjuhë të huaj – Iran, “A Separation”
Cecil B. Demille Award – Morgan Freeman
(LajmeShqip.com)
Monday, 16 January 2012 13:55