Bruksel – Sulmet mbi shtëpitë e afganëve janë të domosdoshme dhe do të vazhdojnë në bashkëpunim me forcat afgane të sigurisë, deklaroi zëdhënësja e NATO-s Oana Lunxhesku, e cituar nga mediat amerikane.
Paraprakisht sot presidenti afgan Hamid Karzai deklaroi se pas sulmit të fundit, në të cilin në provincën Helmand humbën jetën fëmijë dhe gra, më nuk do të lejojë sulme ajrore të NATO-s mbi ndërtesat e banuara.
“Aleanca shumë me seriozitet e pranoi shqetësimin e Karzait dhe do të vazhdojë t’i investojë të gjitha përpjekjet për t’i shmangur viktimat civile”, deklaroi Lunxhesku.
Sipas saj, të gjitha sulmet e ngjashme janë të koordinuara me forcat afgane dhe ende janë të domosdoshme.
Afganët luajnë rol udhëheqës në shumë prej këtyre operacioneve, theksoi Lunxhesku. Ajo nuk e komentoi sulmin e fundit në provincën Helmand.
Tuesday, 31 May 2011 20:17