Bruksel-Situata në Kosovë është e qetë por mund të ndryshojë në mënyrë të shpejtë. Kështu ka deklaruar gjenerali danez Knud Bartels, kreu i ri i komisionit ushtarak të Aleancës së Atlantikut të Veriut. 
Sipas tij NATO do të procedojë hap pas hapi dhe me kujdes për reduktimin e forcave të KFOR-it që janë impenjuar në Kosovë.
“Situata në Kosovë është e qetë por delicate sepse mund të ndryshojë në mënyrë të shpejtë”-ka thënë Bartels.
Deklarata e tij vjen vetëm 3 ditë para protestës së dytë të Vetëvendosjes me qëllim bllokimin e dy pikave kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë për të mos lejuar hyrjen e produkteve serbe në Kosovë. Protesta e Vetëvendosjes në 14 janar përfundoi me 140 të arrestuar dhe dhjetra të plagosur.
Ndërhyrja e dhunshme e policisë bëri që kishte reagime të shumta nga mbarë komuniteti ndërkombëtar. (LajmeShqip.com)
Thursday, 19 January 2012 18:44