Bruksel – Rreth 200 mijë civilë në Libi akoma janë nën kërcënim nga forcat e Moamer Gadafit, kryesisht në qytetet Sirt dhe Bani Valid, të cilët ende nuk janë nën kontroll të autoriteteve të reja, deklaroi Rolan Lavoa, zëdhënës i operacionit të NATO-s në Libi.
Sipas tij, ithtarët e Gadafit nuk dëshirojnë të pranojnë humbje. Ai e cilëson sjelljen e tij si absurde dhe i akuzoi se fshihen në rajone civile.
“Në Bani Valid dhe Sirt ka mungesë të ujit, ushqimit dhe energjisë elektrike, ilaçeve dhe karburanteve për shkak të së cilës edhe popullata lokale është nën presion”, paralajmëroi zëdhënësi i NATO-s. I akuzoi ithtarët e Gadafit se kërkojnë ithtarë të tij, marrin pengje dhe ndonjëherë i vrasin.
Lavoa bindi se autoritetet e reja libiane kontrollojnë depo të regjimit të vjetër me armë kimike dhe “materiale të ndërlidhura me energjinë bërthamore”. Ai u bëri thirrje aleatët dje organizatat tjera ndërkombëtare që të bashkëpunojnë me Këshillin kalimtar kombëtar që të filojë përgatitje për shkatërrimin e këtyre mjeteve të rrezikshme.
Tuesday, 27 September 2011 21:24