Lajme Shqip Wednesday, 18 January 2012 10:54

Bruksel– Komiteti ushtarak i NATO-s, i cili është i përbërë nga përfaqësues të lartë ushtarak të Aleancës dhe të Partneritetit për paqe, sot në Bruksel do të bisedojnë për situatën në Kosovë dhe në Afganistan.

Në takim do të marrin pjesë shefat e Shtatmadhorive të gjithsej 67 shteteve. Gjatë kohës së sesionit për Kosovën fjalim do të ketë komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs dhe shefi i EULEX-it de Marnjak.

Në kuadër të takimit dyditor do të mbahet edhe një seancë e Këshillit NATO-Rusi, me temë përparimi i bashkëpunimit të aktiviteteve të përbashkëta në vitin 2012. (LajmeShqip.com)