Lajme Shqip Saturday, 01 October 2011 16:34

Kabul – Forcat ndërkombëtare në Afganistan, të cilat veprojnë  nën komandën e  NATO-s, kumtuan se në provincën lindore afgane Paktia, këtë javë e kanë arrestuar komandantin e rëndësishëm të rrjetit terrorist Hakani, Haxhi Mali Han.

Han, i cili është kusheri i liderit  të grupacionit Siraxhudin Hakani, është arrestuar të martën në operacionin e përbashkët të armatës afgane dhe forcave të koalicionit ndërkombëtar, thuhet në kumtesën e ISAF-it.

Ai vitin e kaluar ka hapur një kamp islamik në provincën e Paktia.