Deri më tani janë publikuar:
19 / 430 : Dokumente konfidenciale
0 / 8: Skema të kategorizuara të gardianëve në Veri
E pëlqeni publikimin e dosjeve konfidenciale të NATO-s?
Shëno mbiemrin:
Sipas alfabetit. Kerkimi bëhet sipas mbiemrit.
A   B   C   Ç   D   Dh   E   Ë   F   G    Gj   H   I   J   K   L   Ll   M   N   Nj    O   P   Q   R   Rr   S   Sh   T   Th    U   V   X   Xh   Y   Z   Zh   Të gjithë
Rezultatet e kërkimit:

Mitrovicë – Një ndër kriminelët e kafenesë – bazë të krimit, “Dolçe Vita”, në veri të Mitrovicës, është Dragan Spajeviq (1970), i njohur me nofkën “SAPK”.

Ai ka bashkëpunuar ngusht me Milan Ivanoviqin. Veprimtaria e tij prej paraushtaraku të Millosheviqit, në Kosovën (veriore) të pasluftës ka të bëjë me implikime të shumta në krim të organizuar dhe kontrabandë, në njërën anë, dhe me angazhime në Këshillin Nacional Serb, në anën tjetër.

Dokumenti konfidencial i NATO-s ka shënuar se Dragan Spajeviq është një ish-paramilitar famëkeq i forcave të Millosheviqit, gjatë luftës në Kosovë, dhe, njëkohësisht është vëlla i një pjesëtari po ashtu famëkeq të njësive speciale të MUP-it serb. Që të dy, sipas dokumentit, edhe pas vitit 1999 vazhduan të veprojnë në Kosovën veriore.

Spajeviq ka në biografinë e tij shumë vepra të dhunës kundër shqiptarëve në veri të Mitrovicës dhe shumë prej tyre janë të evidentuara.

Ai ka synuar spastrimin etnik të veriut dhe pengesën e shtrirjes së autoritetit të shtetit të Kosovës në atë pjesë të vendit, kurse pas veprimeve të tij kanë qëndruar përherë, thuhet në dokument, politikanë të shumtë serbë të veriut dhe udhëheqës të të ashtuquajturit Këshill Nacional Serb.

Dragan Spajeviq – SAPK, ka qenë përherë bashkëpunues i ngushtë i Milan Iavanoviqit dhe të gjitha veprimtaritë e tij kriminale dhe joligjore, në funksion të kaosit në veri të Mitrovicë, janë mbështetur moralisht dhe materialisht nga Ivanoviqi. (LajmeShqip.com)