Lajme Shqip Wednesday, 21 December 2011 12:45

Los Anxhelos – Agjencia kozmike amerikane NASA konfirmoi se jashtë sistemit diellor janë zbuluar dy planete (egzoplanete), të cilat janë të barabarta me madhësinë e Tokës, dhe që rrotullohen rreth një ylli të ngjajshëm me Diellin.

Objektet “Kepler-20e” dhe “Kepler-20f” janë pjesë e sistemit të pesë planeteve, të quajtur “Kepler-20” i cili ndodhet në distancë përafërsisht njëmijë vite të dritës nga yllësia Lira. Supozohet se dy planetet janë ndërtuar nga shkëmbinjtë.

“Kepler-20e” është pak më e vogël se Venera, ndërsa “Kepler-20f” është pak më e madhe se Toka.

Që të dy planetet ndodhen jashtë “zonës së ekzistimit të jetës”, siç e quajnë shkencëtarët rajonin rreth yllit, por që mund të ekzistoj ujë, i domosdoshëm për fillimin e një jete të mundshme.

Temperatura në planetin e parë arrin 760 gradë celcius, ku mund të shkrihet xhami, ndërsa në të dytin është rreth 427 gradë – identike me mesataren e Mërkurit.

Tre objektet e tjera të sistemit janë më të mëdhenj se Toka, por më të vegjël se Neptuni.

Të dhënat u prezantuan dje nga Laboratori për lëvizje reaktive të NASA-s në Pasadena, Kaliforni. Këto janë rezultatet e fundit nga studimi i vëzhgimeve, të kryera nga teleskopët kozmik “Kepler”, “Spicer” dhe nga teleskopët e Tokës në vitin 2009 – 2010.