NAPOLI– Një zjarr i madh ka shkatërruar një pjesë të madhe të zonës ”Qyteti i Shkencave” në Napoli dhe rreth 160 persona kanë mbetur të papunë sot si pasojë e kësaj ngjarje. Kjo zonë e qytetit ku ndodhet kompleksi i shkencave konsiderohet si një prej vendeve më të çmuara kulturore të Napolit.
Aty ndodhet një muze tepër i madh i shkencave interaktive, që tërheq më tepër se 350 mijë vizitorë çdo vit dhe po ashtu ka ambjente për konferenca të mëdha dhe për aktivitetet e tjera edukative dhe arsimore.
Zjarri shpërtheu në orët e vona të natës dhe u përhap me shpejtësi në pothuajse në të gjithë kompleksin, ku vetëm një nga ndërtesat ka mbetur e paprekur nga flakët.
Nuk ka njoftime për të plagosur, por dëmet janë masive dhe disa prej punonjësve ishin tepër të tronditur kur panë shaktërrimin masiv dhe gjendjen tepër të keqe të kompleksit.(LajmeShqip.com)
Tuesday, 05 March 2013 16:34