Tiranë- Këtë vit do të privatizohen 100% e aksioneve shtetërore të kompanisë “Abpetrol”, të aksioneve të “Albtelekom” dhe paketa e aksioneve shtetërore të ARMO-s për pronarët e truallit dhe punonjësit. 
Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço njoftoi sot tenderi për privatizimin e “Albpetrol”-it po konsultohet nga kompania konsulente “Pattom Boggs” dhe interesi nga kompani të huaja është i madh për këtë proçes.
Ministria e Ekonomisë gjatë vitit 2011 përgatiti për privatizim 440 asete shtetërore me vlerë 5,6 miliardë lekë.
“Dokumentacioni për to tashmë është në ministrinë e Financave”, tha ai.
Naço informoi se 20 biznese që kanë lidhur kontrata qeraje për objekte shtetërore gjatë 2011, po investojnë 10 milionë euro dhe do të hapin 450 vende të reja pune.
“Nga kontratat e qerasë fitohen 225 milionë lekë në vit, ku 70% e merr buxheti dhe janë punësuar 3000 punonjës”, tha ministri i Ekonomisë. (LajmeShqip.com)
Thursday, 19 January 2012 14:30