Tiranë – 30 lahuta unike në llojin e tyre janë ekspozuar në Muzeut Historik Kombëtar, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.
Ekspozita e titulluar “Lahuta e Eposit Shqiptar” është çelur nga Qëndra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore dhe Instituti Shqiptar i Shkencave dhe synon të përcjellë mesazhin e respektimit të vlerave unike të mitologjisë dhe etnografisë kombëtare.
Secili objekt në këtë ekspozitë mbart nga një simbol apo qenie mitologjike. Për herë të parë
do të prezantohen së bashku lahuta e gdhendur me orët e bjeshkëve, figura e kreshnikut, gjarpri shërues, zana, dielli dhe hëna apo brirët e bollëkut.
Lahuta është instrument popullor që shoqëron këngët e Kreshnikëve. Ajo përfaqëson arketipin më të lashtë të veglave kordofone me hark të kontinentit Europian, shpesh e quajtur instrument etnik i shqiptarëve. (LajmeShqip.com)
Friday, 25 May 2012 16:19