zgjedhje Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u ka bërë thirrje Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt që të mos bëhen pjesë e shkatërrimit të institucioneve. Ai thotë se opozita hakmarrjen kundër tij duhet ta ruajë “me vota në zgjedhje”. “Opozitën, shkaku i këtyre sjelljeve nuk po e përkrah asnjë vend dhe asnjë organizatë ndërkombëtare”, ka deklaruar Mustafa për “Epokën e Re”. “Këtë nuk duhet ta lejojnë as Ramushi e as Fatmiri, se kanë luftuar për këtë vend dhe kanë sakrifikuar rrastë”. Ai ka thënë se është i gatshëm për dialog me opozitës, por që ky dialog, sipas tij, duhet të ndodhë në Kuvend. Ndërsa, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, ai thotë se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje. “Dorëheqja është sinonim i dështimeve”, ka thënë Mustafa. Sipas tij, koalicioni është stabil dhe nuk ka nevojë për zgjedhje të reja. “Zgjedhjet do të ndodhin në vitin 2018”, është shprehur Mustafa.
Monday, 19 October 2015 08:00