Gjatë konferencës së tij, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova është duke u përballur me probleme energjetike, raporton Indeksonline
Ai ka thënë se janë duke negociuar me një kompani gjermane për të investuar në energjetikë, por që tani nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar energji elektrike.
“Ne do të mundohemi t`i mbajmë vitale kapacitetet ekzistuese prodhuese në KEK dhe po punojmë dhe jemi duke negociuar me një kompani gjermane për të investuar në energjetik ku parashihet që Kosova e Re të përfundojë deri më 2023. Jemi në dilem çfarë të bëjmë me Kosovën A, të mbyllet apo të vazhdojë me prodhim. Ne nuk kemi energji elektrike të mjaftueshme për të prodhuar”, ka thënë Mustafa
Friday, 24 July 2015 16:34