Lajme Shqip Tuesday, 13 October 2015 08:04

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, takohen sot në Bruksel për, siç është thënë, darkë joformale.

Takimi është thirrur javën e kaluar nga shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila edhe ndërmjetëson bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Takimi i sotëm ka për qëllim të shqyrtojë përparimin e dialogut mes palëve dhe rrugën përpara, ka thënë Bashkimi Evropian, raportojnë mediat.