Muslimanët e Tiranës kanë përzgjedhur sheshin e Namazgjasë që gjendet në afërsi të Parlamentit për të ndërtuar xhaminë e tyre të re.
Vendimi është marrë të martën 20 shtator nga kryesia e Komunitetit Musliman Shqiptarë të cilët e kanë quajtur një vendim historik. Ndërtimi i xhamisë së madhe të Tiranës do të bëhet në një tokë ku Komuniteti Mysliman nuk ka probleme me pronësinë, pasi e ka trashëguar prej brezash, ndërsa një sipërfaqe prej 2570.5 metrash katrorë i është kthyer me vendim të qeverisë shqiptare vetëm disa muaj më parë.
“Projekti i ndërtimit të kësaj xhamie daton që më 1993, ku u vendos edhe guri themeltar në prani edhe të kryetarit të atëhershëm të Bashkisë Tiranë dhe pas një kalvari zvarritjesh dhe burokracish, ka arritur sot në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi për mijëra besimtarë kryeqytetas” – thuhej në deklaratën për mediat të KMSH-së.
Wednesday, 21 September 2011 11:19 