Lajme Shqip Wednesday, 14 September 2011 19:16

Tiranë, Musa Ulqini ish-deputet i Partisë Socialiste mund të ketë akuzuar shumë herë qeverinë Berisha për shpërdorim fondesh, por kjo nuk e pengoi kryeministrin Sali Berisha të miratojë një fond nga buxheti i shtetit për kurimin e tij.

Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë një shtesë fondi prej 1 200 000 lekë, në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për vititn 2011, të cilat do të shkojnë për përballimin e shpenzimeve të kurimit të z. Musa Ulqini.
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, ky vendim merret në mbështetje të Kushtetutës, të ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit “Për buxhetin e vitit 2011”,  të ndryshuar.

Ky fond do të përballohet nga fondi  rezervë i buxhetit dhe pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave për shërbimin e ofruar