KUKËS- Banorët e tre komunave në Kukës bllokojnë autostradën Kukës-Morinë në shenjë proteste për ndërprerjen e energjisë elektrike nga CEZ Shpërndarje prej më shumë se 10 ditësh. Mësohet se rruga vazhdon të mbahet e bllokuar prej 3 orësh.
Nga bllokimi i autostradës, është krijuar një gjendje kaotike dhe radhë makinash që presin shpërndarjen e banorëve që të mund të kalojnë. Raportohet se radha e makinave ka shkuar deri në 10 km, nga të dyja an/t e rrugës, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë të revoltuar.
Korrespondentja e Kukësit raporton se në vendngjarje ka edhe forca të policisë, të cilët po mundohen të negociojnë me banorët e irrituar.
Banorët e komunave Tërthore dhe Shtiqan shprehen se nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e energjisë elektrike, ndërkohë që i bëjnë thirrje qeverisë t’i dëmshpërblejë për tokat e përmbytura.
Energjia elektrike mungon në 14 fshatra të rrethit të Kukësit.(LajmeShqip.com)
Thursday, 08 November 2012 20:18