Lajme Shqip Saturday, 14 June 2014 16:37

Shumë qytetarë të Kosovës kanë shfrytëzuar motin e ngrohtë dhe me diell që këtë fundjavë të mësyjnë bregdetin shqiptar sot që në orët e hershme të mëngjesit, por ata janë përballur me pritje të gjata në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë.

Pavarësisht faktit se autoritetet e dy vendeve kanë nënshkruar marrëveshje që lehtëson procedurat e lëvizjes së qytetarëve në mes dy vendeve, siç shihet edhe në fotografitë e bëra nga Telegrafi, kosovarët që kanë mësyrë sot Shqipërinë është dashur të presin më shumë se një orë në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë.