Tiranë – Leka Zogu: Do të hedh në gjyq kreun e “Agimi i Artë”. Shqipëria reagon pas ofendimeve të ardhura prej politikanit grek.
Shqipëria ka shpallur person të padëshirueshëm kreun e partisë “Agimi i Artë” në Greqi, Kristos Papas. Vendimi i Ministrisë së Jashtme mësohet ti jetë përcjellë ministrisë së Brendshme e cila do të kryejë procedurat prkatëse për të mos lejuar qarkullimin brenda territorit shqiptar të tij.
Burimet kanë bërë të ditur se vendimi është marrë pas analizës që i është bërë intervistës së Papas dhënë televizionit Neës 24.
Në këtë intervistë Papas nuk ka nguruar të ofendojë simbolet shqiptare si dhe kombin shqiptar. Me tone tejet arrogante Papas ka shprehur se partia e tij është ën gjendje lufte me Shqipërinë. Ndërsa duke ofenduar flamurin shqiptar ai e ka cilësuar atë si të marrë nga greqia. Gjithashtu ai është shprehur se dhe heroi ynë kombëtar Skëndërbeu nuk është shqiptar por grek. Po dje ndaj Papas ka reaguar dhe princi Lekai cili është shprehur se do të nis një proces gjyqësor. Papas në intervistë është shprehur se në vitin 1931 dhe vetë mbreti Zog ka deklaruar se Korça dhe disa zona të tjera janë greke. Ndërsa princin Leka e ka etiketuar si një trafikant armësh. Por se Leka në lidhje me intervistën e gjyshit të tij tha se në arkivë nuk ka asnjë lajm apo publikim ku të citohet mbreti zog për këtë çështje. Madje ai ka rikujtuar se në periudhën e mbretërisë në OKB është ngritur fort çështja çame dhe se asnjëherë nuk është reshtur së punuari për të. Gjithësesi Leka theksoi se asnjë parti shqiptare nuk është shprehur për rishikimin e kufijve. Por, sipas tij, politika është e interesuar të mbrojë bashkëjetesën e popullit dhe të sigurojë të drejtat e shqiptarëve në greqi dhe të grekëve në Shqipëri. Për akuzat se princi merret me trafik armësh, ai tha se do ti drejtohet gjykatës dhe për këtë ka komunikuar dhe me juristët përkatës të oborrit.(Metropol/LajmeShqip.com)
Tuesday, 29 January 2013 21:37