Pas humbjes së Superkupës së Anglisë, trajneri i Chelseat, Jose Mourinho i ka përshëndetur shumicën e lojtarëve të Arsenalit pas ceremonisë së ndarjes së trofeut, duke i uruar fitoren.
“Ka qenë detyra ime të uroj lojtarët kundërshtarë, të cilët janë paraqitur shumë mirë në fushë, duke e merituar trofeun”, ka theksuar Mourinho. I pyetur nga mediat për gjestin e Wengerit, i cili e anashkaloi Mourinhon, duke mos ia shtrënguar dorën, portugezi është shprehur: “Lojtarët e Arsenalit erdhën drejt meje për të më takuar dhe unë e kam vlerësuar në maksimum këtë gjest. Wenger është fshehur, duke u larguar si një hajdut. Unë doja t’i uroja fitoren, por trajneri francez nuk meriton asnjë lëvdatë”.
Monday, 03 August 2015 22:11