Lajme Shqip Tuesday, 20 September 2011 14:03

Solange Knowles mund të jetë motra e divës më të famshme që tani është shtatzënë, por pasionet e saj i atribuohen dikujt tjetër.

Për Solange, Kate Moss është shëmbulli që ajo dëshiron të ndjekë.
“Kate Moss është ikona e modeles ideale për mua. Ajo është e shkëlqyer! Të mendosh, ka 10 vite që nuk i ndahet profesionit dhe në të njëjtën kohë është një nënë e shkëlqyer.

Nuk kam dëgjuar për njeri tjetër që t’i ketë bërë të dyja kaq mirë!”
Vetë Solange 25 vjeçare është një nënë, dhe ajo e di shumë mirë se sa e vështirë është që të balancosh mëmësinë dhe famën ditë për ditë.

Po në lidhje me Beyonce dhe Jay-Z, si do të ndihet tezja e ardhshme?
“Jam shumë e emocionuar që do të bëhem teze. Nuk mund të kisha qënë më tepër e ngazëllyer për të! Ajo ka për të qënë një nënë e shkëlqyer.” (LajmeShqip.com)