Bashkimi Europian ka shtyrë për maksimalisht 48 orë fillimin e revitalizimit të urës së Ibrit në Mitrovicës. Mosmarrëveshjet për kufijtë komunal në mes të komunave të Mitrovicës Veriore dhe Jugore ka bërë që të shtyhet zhbllokimi i urës dhe hapësirës përreth saj.
Sipas zyrës së Bashkimi Europian kjo shtyrje duhet të mundësojë përmbylljen e diskutimeve rreth Memorandumit të Mirëkuptimit mbi kufijtë komunal në mes të komunave Mitrovica Veriore dhe Mitrovica Jugore. BE-ja është e përkushtuar për arritjen e një koncensusi mes të gjitha palëve para fillimit të punimeve në mënyrë që revitalizimi të bëhet qetësisht në interes të qytetarëve, raporton Gazeta Express.
Rivitalizimi i urës në Mitrovicë është paraparë me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes e arritur më 25 gusht 2015 në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Thursday, 15 October 2015 11:05