Moskë – Të paktën nëntë persona e humbën jetën, ndërsa katër janë plagosur në një aksident rrugor midis një autobusi udhëtarësh dhe një kamioni në zonën Podmoskovie, kumtoi Ministria ruse e Mbrojtjes civile dhe për situata të jashtëzakonshme.
Incidenti ka ndodhur rreth orës katër, sipas kohës lokale. Pas përplasjes me kamionin e ngarkuar autobusi ka marrë flakë, përderisa në të gjendeshin 21 udhëtarë dhe shoferi.
“Dhjetë udhëtarë e humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa katër janë të lënduar dhe hospitalizuar. Ekipet e shpëtimit arritën që të evakuojnë nëntë persona”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë.
Friday, 27 May 2011 11:13