Rusia është e gatshme për të kontaktuar me Ushtrinë e Lirë Siriane por tani ajo është një ‘fantazmë’, ka thënë Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov, në një konferencë për media.
“Ata na flasin për Ushtrinë e Lirë Siriane, por ku është ajo?
Ajo mbetet një grup fantazmë, për të cilën nuk dimë asgjë”, ka thënë Lavrov duke shtuar se Rusia ka dërguar një kërkesë rreth grupit tek Shtetet e Bashkuara.
“Ne jemi të gatshëm të kontaktojmë me ta nëse ata janë një grup patriotësh ushtarakë, që kundërshtojnë sirianët. e nuk e fshehim këtë fakt. Por kjo strukturë tanimë është vetëm një fantazmë. Unë kam kërkuar nga John Kerry të na dhuroj informacione rreth kësaj ‘Ushtrisë së Lirë Siriane’ dhe të na tregoj se kush e udhëheqë atë,” ka thënë Lavrov.
“Deri tani askush nuk na ka treguar se ku dhe si operon kjo Ushtri, apo ku dhe si, njësitë e kësaj opozite operojnë.”
Ministri rus gjithashtu ka thënë se Moska ka kërkuar nga SHBA-të që të jap detaje rreth kësaj ushtrie.
“Unë nuk kam dëgjuar për planet që SHBA-të apo ndonjë shtet tjetër do ta minojnë punën tonë në Siri.”
Ka thënë Lavrov në konferencën për shtyp.
Ai gjithashtu ka shtuar se Rusia ka krijuar kontakte me SHBA-të rreth situatës në Siri në nivel presidencial, gjithashtu edhe në nivel të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Jashtme.
Embedded image permalink
Sergey Lavrov gjithashtu ka paralajmëruar edhe për përpjekje për ta rrëzuar Presidentin Sirian Assad.
“Përmbysja e qeverisë sunduese në Damascus do të ishte një shkelje e dhunshme e rezolutës së Këshillit të Sigurisë të Bashkimit Evropian, e cila kishte aprovuar komunikatën e Gjenevës më 30 qershor të vitit 2012. Kjo komunikatë thotë që kriza në Siri duhet të zgjidhet vetëm në mënyrë paqësore politike e diplomatike”, ka thënë ai.
“Dhe kjo është arsyeja se pse thirrja e shumë shteteve për ta zgjidhur këtë konflikt në mënyrë ushtarake është shkelje e ligjeve ndërkombëtare,” ka shtuar Ministri i Jashtëm rus.
Rusia po kritikohet nga Perëndimi, se gjatë ndërhyrjeve ushtarake në Siri, nuk është duke e sulmuar vetëm organizatën terroriste ISIS, por edhe opozitarët e moderuar, Ushtira Siriane e Lirisë.
Monday, 05 October 2015 14:34