Lajme Shqip Sunday, 18 December 2011 11:00

Aktorja italiane Monica Bellucci ka pozuar nudo për Vanity Fair, duke shfaqur linja të përsosura për një grua vetëm gjashtë javë pas lindjes së fëmijë së dytë.

Gruaja e aktorit Vincent Cassell në filmin “Mjellma e zezë” ka pranuar të pozojë nudo për Phillipe Garrel, megjithëse kërkesa i erdhi në një moment të vështirë të asaj si grua.

Bukuroshja italiane u zhvesh në vitin 2002 për filmin “ Irreversible” dhe që prej asaj here asnjëherë nuk i është tërhequr skenave pikante.

“Nuk kam frikë nga lakuriqësia, pasi për mua nuk ka asgjë më të bukur se sa një trup i zhveshur,” ka thënë 47-vjeçarja që me krenari ka pozuar sëbashku me vajzën e saj. (LajmeShqip.com)