Lajme Shqip Saturday, 24 October 2015 01:05

Nderhyrja e policise, largohen dhunshem Glauk Konjufca dhe Shqipe Pantina

Pjesëtarë të policisë së Kosovës, kanë ndërhyrë në tentim për të siguruar mbajtjen e seancës së Kuvendit.

Ata kanë tërhequr me dhunë deputetët e VV-së, Glauk Konjufca dhe Shqipe Pantina, që po mundoheshin të pengonin kryesinë e Kuvendit që të fillonte me seancën.

Pavarësisht kësaj, seanca sërish u ndërpre, pasi u hodh gaz lotsjellës. /lajmi.net