Uashington – Vrasësi terrorist në Tuluz, Mohamed Mera ka qenë në “listën e zezë” të SHBA-së, ku dhe e ka pasur të ndaluar të hyjë në vend.
Kur ka qenë i vendosur në këtë listë nga Amerika, është një fakt ende i panjohur.
Mera është qëlluar dje në kokë nga forcat speciale të policisë franceze, të cilët hyn në apartamentin e tij pas rrethimit 32-orësh.
Mera ka vrarë shtatë persona, një rabin, tre fëmijë të moshës mes katër dhe shtatë vjeç dhe tre ushtarë francezë dhe ka plagosur rëndë një ushtar, ndërkohë që sulmet i ka xhiruar edhe me kamerë.
Tani për tani nuk dihet as kur, si dhe as ku janë publikuar xhirimet.
Friday, 23 March 2012 09:00