Lajme Shqip Thursday, 28 April 2011 08:18

Nuk ёshtё e vetmja me sukses ndёrkombёtar, por ёshtё e para shqiptare qё merr ofertё nga revista Play Boy.

Bёhet fjalё pёr Martina Ivezaj, vajzёn shqiptare, modelen e pasarelave tё modёs nё Evropё dhe USA. Ajo ёshtё njё shqiptare e lindur dhe rritur nё Gjermani. Jeton nё gjermani, por flet edhe shqip; gjithashtu ёshtё pjesёmarrёse e organizatёs jo-fitimprurёse Flamuri Mbarёkombёtar Shqiptar. Ajo, madje ёshtё adhuruese e Adelina dhe Zanfina Ismajlit.

Ivezaj është një modele, e cila ka bërë shumë reklama nëpër TV , sidomos nëpër panaire të makinave, kryesisht në Gjermani. Ajo ka bashkpunuar me fotograf tё famshmёm, si psh. Michael Wilfing, fotograf i revistёs sё famshme gjermane ‘Bravo’ dhe Christian Holzknecht, fotograf pёr revistёn e njohur PlayBoy. Ky i fundit e ka ndjekur atё gjatё konkurimit tё saj nё “Miss Tunning 2009/10”.

Duke pёrfituar nga rasti ajo rrёfen:

“Po, mё kanё ftuar tё pozoj nudo edhe pёr PlayBoy, por nuk kam pranuar! Kёtё gjё e bёra vetёm se ai stil nuk mё pёrshtatet. Edhe pse fitimet qё mund tё merrja ishin tё majme, unё mendoj se paraja nuk ёshtё gjithçka.”

Si modele veçanёrisht pёr reklama automjetesh ajo ёshtё mjaft e angazhuar. Ofertёn e radhёs e ka pёr nё Itali, por qё pёr momentin nuk ka shkuar ende pёr shkak tё angazhimeve qё ka patur nё Gjermani.