Çifti i famshëm Heidi Klum dhe Seal do të aplikojnë për divorc në gjykatën e lartë në Los Anxhelos, raporton tabloidi amerikan TMZ. Sipas tyre, supermodelja gjermane 38 vjeçare ka kërkuar divorcin për shkak të mospërputhjes absolute të karakterit ndërmjet tyre.
Lajmet kanë shokuar admiruesit e çiftit, i cili shpesh herë ka bërë manifestime dashurie në sy të publikut, në evenimentet e tapetit të kuq.
Hera e fundit që ata janë parë bashkë ka qenë më 27 dhjetor kur Heidi ka postuar një fotografi të tyren në Twitter, foto gjatë pushimeve të tyre në malet Aspen të Kolorados.
Në 2004-ën Heidi ishte shtatzënë nga biznesmeni italian Flavio Briatore kur u njoh me Seal-in. Këngëtari anglez Seal ishte i pranishëm gjatë lindjes së vajzës së Heidit, Lenit, të cilën ai vetë më vonë e adoptoi.
Çifti u martua në maj të 2005-ës, nga martesa e të cilëve linden edhe tre fëmijë. Heidi dhe Seal njihen për shkëmbimin e betimit martesor përpara altarit çdo vit.
Përpara një jave Heidi ka marrë pjesë për herë të parë vetëm në spektaklin e Golden Globes.
Marrëdhënia e Heidit dhe Sealit përgjatë viteve:
2004: Çifti u takua gjatë kohës kur Heidi ishte shtatzënë me vajzën Leni, fryt i marrëdhënies së saj me biznesmenin italian Flavio Briatore.
2004: Heidi solli në jetë vajzën e saj me Seal krah saj.
2005: Çifti u martua në një ceremony romantike në Meksikë.
2005: Heidi solli në jetë fëmijën e parë të çiftit, djalin Henry.
2006: Ajo lindi djalin e tyre të dytë, Johan.
2009: Heidi sjell sërish në jetë fëmijën e tyre të tretë, vajzën Lou.
2009: Seal adoptoi zyrtarisht vajzën e Heidit, Lenin.
27 Dhjetor 2011: Çifti u pa në pushime bashkë në Kolorado.
15 Janar 2012: Heidi mori pjesë në Golden Globe e vetme.
Dje: Seal është parë të mbërrijë në Los Anxhelos i vetëm. (LajmeShqip.com)
Sunday, 22 January 2012 09:00 
