Lajme Shqip Wednesday, 04 January 2012 16:09

Athinë – .Disa  mjekë në një spital në Greqi mbetën të befasuar kur gjatë kontrollit të një lypsare në moshë në  rrobate saj kanë zbuluar 45.000 euro.

Paratë janë vendosur në një qese prej materiali, e cila ishte e qepur për rrobat e gruas së varfër. Në të gjendeshin bankënota prej 50 dhe 100 eurove, shpallën mediat greke.

Vite të tëra kjo grua është endur nëpër rrugët e qytetit Korint, por për shkak të sëmundjes në gjoks ka shkruar në spital, ku mjekët i kanë bërë analizat e duhura.

Pas kontrollit është lënë në shërim në spital, ndërsa paratë i janë dorëzuar policisë.