Lajme Shqip Thursday, 16 July 2015 12:22

Një mi është shkaktari i rrëmujës në xhaminë Hassan II në Casablanca, Marok, duke lënë të paktën 81 të lënduar, shumica prej tyre femra.

 

Aksidenti, siç transmeton Shekulli, u shënua në qytetin Rabat, në kohën që besimtarët myslimanë po kryenin lutjen në natën më të shenjtë të muajit Ramazan, “Natën e Kadrit”.

 

Paniku nisi kur miu u hodh në këmbët e një gruaje, e cila ishte duke u lutur. Gruaja shkaktoi një gjendje alarmante në mesin e besimtareve, të cilat nisën të largoheshin me vrap nga xhamia, duke lënë përgjysmë edhe lutjen.

 

Mediat vendase raportojnë se u lënduan 73 gra, ku në mesin e tyre ishte edhe një shtatzënë.