Mitrovicë-Banorët e Lagjës së Doktorëve dhe ata të fshatit Suhodoll që gjenden në veri të Mitrovicës, të gjithë shqiptarë kanë bllokuar të martën rrugën në shenjë të pakënaqësisë me ndërprerjen e energjisë elektrike. 
Banorët kanë bllokuar rrugën e cila të shpie nga ura kryesore mbi lumen Ibër për në fshatrat në veri të lumit Ibër.
“Kemi bllokuar rrugën pasi serbët me qëllim janë duke na diskriminuar sa i përket furnizimit me energji elektrike duke na e ndalur energjinë vetëm ne shqiptarëve ndërsa fqinjët tanë serbë asnjëherë nuk janë pa rrymë”- ka thënë një banor i lagjës së Doktorëve.
“Në hyrje të lagjes së Doktorëve është një ndërtesë shumë katëshe të ciln e ka ndërtuar qeveria e Serbisë dhe ka vendosur mbi 20 familje serbë dhe asnjëherë në këtë ndërtesë nuk ndërpritet rryma ndërsa neve shqiptarëve për çdo ditë na ndërpritet rryma dhe me orë të gjata.
“Nuk do ta ç’bllokojmë rrugën deri sa ne shqiptarët që jetojmë në veri të mos diskriminohemi”-ka përfunduar një nga shqiptarët protesues.
Wednesday, 28 December 2011 12:26